Feraj i VV-së komenton pak PDK-në e LDK-në, pasi u qortuan nga Amerika

Aktuale

Feraj i VV-së komenton pak PDK-në e LDK-në, pasi u qortuan nga Amerika

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:11
Hysamedin Feraj

ShBA-ja ka shprehur shqetësime në lidhje me deklarimet e “drejtuesve dhe zyrtarëve të partive opozitare” për Propozimin Evropian. 

E një gjë të tillë e ka komentuar këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj.

Feraj thotë se mospajtimi i opozitës me miqtë ndërkombëtarë “nuk është i qortueshëm” nëse do të pranonin në parim Propozimin dhe sikur të kundërshtonin Asociacionin dhe elementet e tij.

“Sikur opozita të ishte duke pranuar në parim propozimin europian, dhe të ishte duke kundërshtuar:

1. Emërtimin një etnik, pra, jo ASK,

2. Territorialitetin,

3. Pushtetin ekzekutiv,

të njëfarë asocacioni komunash, atëherë:

fakti se nuk pajtohen me mendimin aktual të miqëve ndërkombëtar nuk është i qortueshëm.” - shkruan Feraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat