Analisti Gazmir Raci ka përshëndetur faktin që Shqipëria është vendosur të jetë organizatore e radhës për Samitin e Berlinit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai shkruar se tani Shqipëria duhet të kërkojë unifikimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjitha grupeve etnike në Ballkanin Perëndimorë.
Postimi i plotë:
Pasiqë Samiti i Berlinit u vendos që në tetor 2023 do mbahet për herë të parë në Tiranë atëherë Shqipëria duhet të kerkojë për diskutim edhe unifikimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjitha grupeve etnike në Ballkanin perëndimorë.