Luljeta Muçaj është zgjedhur mësuesja më e mirë në kryeqytet. Kjo e fundit është motra e kryetarit të komunës, Përparim Rama.
Përzgjedhja e saj u bë e ditur nga shkolla “Ismail Qemaili”, ku ajo ushtron profesionin e saj.
Luljeta Muçaj është deklaruar pas zgjedhjes së saj si mësuesja më e mirë e cila ka thënë se vlerësimi fillimisht është realizuar në nivel të shkollave dhe pastaj nga DKA në nivel komunal.
Ajo tha se nuk është kompetente të flas për vlerësimin. E njëjta shtoi se për nivelin e saj mund të vërtetojnë palë të ndryshme para se z. Rama të zgjidhej kryetar i komunës.
“Vlerësimi si proces fillimisht është realizuar ne nivel të shkollave e më pas të përzgjedhurit janë vlerësuar nga DKA në nivel komunal. Për vlerësimin unë nuk jam kompetente të flas por trupet vlerësuese. Sa i përket punës sime, palë të ndryshme mund të vërtetojnë nivelin edhe shume kohë më parë, para se z. Rama të jetë në postin e tij të tanishëm”, tha Muçaj.