Nënshkrimi i planit evropian nga Kosova dhe Serbia të propozuar nga BE-ja është më afër se kurrë. Rrjedhimisht, fokusi i politikës ditore në Kosovë është i orientuar se si mund të duket ky propozim franko-gjerman dhe nëse i përshtatet Kosovës.
Analisti Sadri Ramabaja ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër Propozimit Europian.
Ai tha se ky propozim në parim nuk i përmbush kërkesat e shtetit të Kosovës.
“A mundesh e pranu Ramabajë që është marrëveshje e keqe”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar analistit të afert me VV-në Sadri Ramabajës.
“Shiko neni 7 edhe 10 nuk është i dobishëm absolut”, ia ktheu Ramabaja.
“Jo, jo, parimisht po themi”, u kundërpërgjigj Kerquki.
“Parimisht nuk i përmbush kërksat tona”, përfundoi ai.