​Qeveria miraton Projektligjin për produktet medicinale

Aktuale

​Qeveria miraton Projektligjin për produktet medicinale

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin që rregullon çmimet e produkteve medicinale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për qytetarët.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, Vitia theksoi se tash e tutje çmimet e barnave do të jenë të njëjta në çdo barnatore.

Ai tha se do të ketë nivelizim të cmimit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat