Aliu fajëson shpronësimet për vonesën e disa projekteve infrastrukturore

Aktuale

Aliu fajëson shpronësimet për vonesën e disa projekteve infrastrukturore

Më: 8 mars 2023 Në ora: 12:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburin Aliu, ka fajësuar shpronësimet për vonesën e disa projekteve infrastrukturore nëpër zona të ndryshme të Kosovës.

Në një konferencë për media të mërkurën, Aliu ka thënë se shpronësimet kanë qenë pengesa kryesore e përfundimit të projekteve për rrugën në Gllarevë, Mitrovicë – Prishtinë e atë Kievë – Dollc. Por ka theksuar se edhe cilësia e punimeve ka ndikuar në vonesën e këtyre projekteve.

Mungesa e realizimit të shpronësimeve ka qenë një nga pengesat kryesore të këtyre projekteve. Përveç shpronësimeve, ka qenë edhe cilësia e punimeve”, ka thënë ai.

Aliu tutje ka thënë se janë të angazhuar që sa më shpejt të fillojnë punimet për rrugën Mitrovicë – Prishtinë, mirëpo ngurroi të premtonte një periudhe të saktë se kur mund të përfundonin punimet në rrugën që ka punime nga viti 2009.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat