Imami nga Peja, Eroll Rexhepi, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook disa pamje ku shfaqet një person gjysmë i maskuar duke i vënë flakën veturës së tij.
Rexha ka deklaruar se vetura është djegur në tërësi para shtëpisë së tij në lagjen Kapeshnicë.
Rexhepi ka treguar se nuk ka asnjë të dyshuar nga ai për rastin, gjithçka di janë ato video të publikuara.
“Jo për momentin ajo që shihet në kamerë. Tani policia po e heton rastin bashkë me hetuesit”, tha Rexhepi.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.
“Prokurori i Shtetit është koordinuar me Policinë e Kosovës për ketë rast dhe aktualisht janë duke u bërë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”, tha Nikçi.