Drejtori i Instituti EPIK, Demush Shasha, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se kjo nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur.
“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha.