Koci: Serbia edhe në Ohër do të refuzojë ta nënshkruaj marrëveshjen

Aktuale

Koci: Serbia edhe në Ohër do të refuzojë ta nënshkruaj marrëveshjen

Më: 8 mars 2023 Në ora: 18:20
Melazim Koci

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci tha se asgjë nuk do të ndodhë në takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Koci tha ajo që ka ndodhur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është vetëm një dakordim dhe jo marrëveshje politike e nënshkruar.

“Serbia ka refuzuar marrëveshjen, kjo që ka ndodhur në Bruksel është dakordim, por jo marrëveshje politike e nënshkruar. Me këtë Serbia nuk merr asnjë obligim. Serbia do të thotë se nuk ka dashur hapur ta refuzojë marrëveshjen për të mos marrë fajin e dështimit të saj dhe është gjetur kjo formë se palët janë pajtuar”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në Ohër pala serbe do të refuzojë prapë ta nënshkruaj marrëveshjen.

“Mendoj se nuk të ndodhë asgjë. Gjasat që ajo të bëhet në Ohër janë minimale. Jam i sigurt se nuk do të ketë dhe pala serbe do të refuzojë prapë ta nënshkruaj. Kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, kurrë nuk do të nënshkruaj hyrjen e Kosovës në OKB dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

Më tej, Koci thotë se Serbia do ta bëjë të njëjtën lojë edhe në Ohër, që Kosova të dalë mosbashkëpunuese.

“Edhe në Ohër do ta bëjë të njëjtën lojë, do të tentojë që aty pala kosovare të dalë mosbashkpunuese. Besoj se në këtë lojë nuk do të bjerë pala kosovare. BE-ja mban një përgjegjësi të madhe sepse tash e 10 vite e ka toleruar një lojë të tillë të Serbisë,” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat