Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po qëndron për vizitë në Francë.
Ai sot zhvilloi takime në Pallatin Elysee, Ministrinë e Jashtme dhe Senatin francez, ku u takua me këshilltaren e presidentit francez, Isabelle Dumont, me Sylvain Guiaugue, zëvendësdrejtor për Evropën Kontinentale dhe me senatoren Seantrice Laure Darcos.
Por së bashku me Abdixhikun në Francë po qëndron dhe anëtari i Këshillit drejtues të LDK-së Alush Gashi.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/March/08/auto_lumi1678301562.jpg)
Gashi është parë në fotografi së bashku me Abdixhikun, gjatë takimeve që i kanë zhvilluar në Francë. .