Ish-ushtarja e UÇK-së: Kurrë nuk e kisha lënë Kosovën, edhe nëse nuk më mjafton paga

Aktuale

Ish-ushtarja e UÇK-së: Kurrë nuk e kisha lënë Kosovën, edhe nëse nuk më mjafton paga

Më: 8 mars 2023 Në ora: 20:09
Mervete Hasani

Ndonëse viteve të fundit është rritur numri i punëtorëve që po largohen nga vendi, ish-ushtarja e UÇK-së, Mervete Hasani thotë se një gjë të tillë nuk do ta bënte kurrë.

Hasani, e cila tani punon si kryeinfermiere në Shtime, theksoi se Kosovën nuk do ta lëshonte edhe nëse paga nuk do t’i mjaftonte.

Unë po flas personalisht për vete, kurrë nuk e kish lënë. Edhe nëse nuk më mjafton paga, nëse nuk bëj një jetë shumë të mirë për shkak të pagesës, nuk e kisha lënë Kosovën”, deklaroi ajo.

Kjo pasi siç thotë ajo, atë e mban në Kosovë “dëshira e zjarrtë që ka qenë për çlirimin e vendit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat