Selmanaj: Në planin e BE-së nuk është referencë Kushtetuta e Kosovës

Aktuale

Selmanaj: Në planin e BE-së nuk është referencë Kushtetuta e Kosovës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 21:09
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, duke folur për planin e Bashkimit Evropian (BE), për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se për herë të parë nuk është referencë Kushtetuta e Kosovës.

“Ky është dokumenti i vetëm ndoshta  ose ndër të rrallët në raport me Serbinë që për herë të parë nuk ka referencë në asnjë paragrafë Ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Por, analisti Dardan Gashi i është kundërpërgjigjur se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij, në planin evropian flitet për njohjen e integritetit territorial për njohjen e ligjshmërive.

Ndryshe, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka renditur përfitimet që ka Kosova nga marrëveshja me Serbinë në bazë të planit evropian.

Sipas tij, në planin evropian ka një sërë kriteresh që Shtetet e Bashkuara mendojnë se janë shumë në interes të Kosovës, dhe se kjo paraqet ujdinë më të mirë që është e mundur në këtë moment, për ta çuar përpara çështjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat