Në ditën ndërkombëtare të gruas, ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se në vend të urimit duhet ndalur dhunën ndaj tyre.
Pacolli tha se duhet rritur subvencionet për punën që gratë bëjnë si dhe të zgjatet pushimi i lehonisë.
Po ashtu, Pacolli shton se duhet të shkurtohet orari i punës ditore si dhe kohën e pensionimit.
“Në vend të urimit për ditën ndërkombëtare të gruas! Ndaleni dhunën ndaj tyre; Rritni subvencionet për punën që bëjnë ato! Zgjateni pushimin e lehonisë; Shkurtojeni orarin e punës ditore; Shkurtojeni kohën e pensionimit…. Largojuni barrën (ngarkesen) nga shpina!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, gratë kanë nevojë për të drejta ligjore, jo për lule!