Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka folur rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
I pyetur rreth Asociacionit, ai ka thënë se i njëjti nuk duhet të themelohet para marrëveshjes. Megjithatë, Konjufca deklaroi se do të ishte ecje e madhe përpara, nëse Kosova e merr një njohje de facto nga Serbia.
“Kosova përmes një premtimi dhe instruksioni të Gjykatës Kushtetuese, po don me nxjerr njohjen de facto, qekaq e thjesht matematikisht, mendoj se të kishte qenë ky pozicionim i Kosovës.
Pra kurgjo duke mos dhënë më shumë se Gjykata Kushtetuese që na ka thënë, na me mujtë me kap njohjen de facto prej Serbisë, që do të ishte shumë ecje e madhe përpara. Por unë nuk mendoj se do të ndodhë kjo, sepse Serbia nuk do ta pranojë këtë.” – deklaroi Konjufca në ATV.