Deri në vitin 2017 shërbeu si zyrtar policor në këtë stacion. Pas këtij viti, veprimtaria e tij nuk është edhe shumë e njohur aq sa ajo e vitit 1999.
Pikërisht, për periudhën e luftës në Kosovë, Zlatan Arsiq, të martën është arrestuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër Zlatan Arsiq. Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata Themelore, Departamenti Special.
Ai dyshohet se ka kryer krime lufte mbi civilet shqiptare.
Nga Prokuroria Speciale e Shtetit kanë treguar për akuzat mbi të cilat ngarkohet Arsiq.
Për të bëmat e Arsiqit është i njoftuar edhe Miliam Limani, ish-luftëtar i Ushtrisë Çirimtare të Kosovës.
Limani tregon edhe arsyet se pse Arsiq nuk është arrestuar deri më tani.
Siç merr vesh Tmedia Zlatan Arsiq, vitin e kaluar është akuzuar nga Prokuroria e Gjilanit për veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës.
Sipas aktakuzës, ai ngarkohet me veprën e kontrabandës dhe mundësimit të zhvillimit të lojërave të fatit në zonën e cila konsiderohej e paprekshme nga institucionet e Kosovës para shtatorit të vitit të kaluar.