Vitia: Qeveria e PAN-it nuk e ka proceduar asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë

Aktuale

Vitia: Qeveria e PAN-it nuk e ka proceduar asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:47
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të gjithë duhet të gëzohen për ligjin për çmimin e barnave.

Sipas tij, ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët sepse sipas tij, kështu kursehen me mijëra para nga xhepat e qytetarëve.

Ai ka thënë se Qeveria PAN nuk e ka miratuar asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë.

“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë”.

“Nuk është bërë me herët sepse në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë nuk është proceduar. Unë edhe atëherë kam thënë me udhëzim administrativ nuk zgjidhjet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat