Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pas miratimit për vendimin lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Megjithatë, Mandl e konsideron këtë hap si shumë të vonuar.
“Kjo është shumë e vonuar, megjithatë kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE.
Ne duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve”, ka shkruar Mandl.