Me urdhër të Gjykatës së Vranjës, plot 12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.
Këtë e ka konfirmuar edhe ish-ushtari i UÇPMB-së, Nadir Sefedini.
Sefedini tha se ishte në Zvicër, ditën kur u njoftua nga familjarët se xhandarmëria serbe kishte hyrë në shtëpinë e tij në Malësinë e Bujanovcit.
Ai tha se në orën gjashtë në mëngjes e gjithë familja e tij ishte traumatizuar pas aksionit të policisë.
“Fëmiijët i kam në Gjilan, vet në Gjilan, më 3 mars kam shku në Zvicër kam kalu ka pika kufitare e Kumanovës, së di pse smë kanë arrestu pasi prej 1 deri me 27 shkurt kam qenë në qat fazë. Kemi pas kamera, I kemi pa n’6 sabahit xhandarmëria serbe hyri tu i thy dyert. Fëmijët dhe e gjithë familja janë traumnatizu”, tha Sefedini.