Avokati Tomë Gashi e ka komentuar votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atë çfarë të tjerët nuk e kanë arritur për 10 vite, kryeministri Kurti e ka arritur për 10 sekonda.
Sipas tij, ky votim nga shtetet e Evropë është bërë për 10 sekonda.
“10 vjet apo 10 sekonda? Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda! Votimi për liberalizim të vizave u bë nga shtetet e Europës për 10 sekonda. Mos i hapni shampanjat siç i hapnin të tjerët dhe mos thuani që liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi për liberalizim është bërë sot!”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, Eurodeputeti Lukas Mandl ka kritikuar BE-në për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Duke e komentuar vendimit e sotëm të Këshillit të BE-së për liberalizim për kosovarët, ai ka bërë me dije se ky veprim është shumë i vonuar.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ia ka shkruar se të gjithë duhet të pyesin veten pse disa vendime zgjasin kaq shumë.
“Kjo është shumë e vonuar. Kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE”, ka shkruar Mandl.