Tahiri: Lajm i mirë votimi për liberalizimin e vizave

Aktuale

Tahiri: Lajm i mirë votimi për liberalizimin e vizave

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:56
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se votimi aprovues nga Këshilli i Ministrave i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën është hap i madh.

Ai gjithashtu e ka konsideruar si hap të vonuar, pasi sipas tij, qytetarët e Kosovë e kanë merituar shumë kohë më parë.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë votimi aprovues nga Këshilli i Ministrave i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Argumentet rreth meritës së kësaj çështje, janë shterur tash e një kohë të gjatë. Mohimi i paarsyeshëm e kryekëput politik për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ka qenë një hallkë e brishtë që është dashur të tejkalohej në mënyrë që të mbizotërojë besimi që shoqëria jonë ka në vlerat qytetëruese e progresive të Bashkimit Evropian. Urojmë që ky hap, edhe pse i vonuar, të hapë dritaren e perspektivës aq të nevojshme të Kosovës në rrugën integruese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat