Blakaj për planin evropian: Duhet të ndërmerren disa hapa që të tejkalohet e kaluara

Aktuale

Blakaj për planin evropian: Duhet të ndërmerren disa hapa që të tejkalohet e kaluara

Më: 9 mars 2023 Në ora: 18:46
Bekim Blakaj

Bekim Blakaj, ekzekutiv në Fondin për Drejtën Humanitare, duke folur për pikat e planit evropian të cilat flasin për krime lufte, thotë që e kaluara tejkalohet në qoftë se ndërmerren disa hapa.

Sipas tij, kur Prokuroria Speciale kërkon persona të dyshuar për krime lufte dhe Serbia refuzon ekstradimin e tyre, atëherë ai kërkon që kjo të lejohet dhe të mundësohet në marrëveshje.

“Me këtë marrëveshje nëse e trajtojmë në mënyrë të duhur, nëse dëshirojnë me tejkalu trashëgiminë e së kaluarës duhet të dakordohen që të zbatojmë mekanizma të cilët janë të zakonshëm në teorinë e drejtësisë transionale të vendosen bashkëpunimi në ndjekje penale të atyre që kanë kryer vepra penale gjatë luftës. Pastaj të zbardhet fati i personave të zhdukur. Mirëpo edhe të pranohet e kaluara të krijohet ndoshta një komision i përbashkët, i cili kishte me i verifiku të gjitha viktimat dhe që me kriju narracionin e saktë d.m.th mos me i mohu krimet, mos me i mohu viktimat, mirëpo me i pranu”, ka thënë Blakaj.

Në qoftë se do të ndodhnin këta hapa në marrëveshje, ai thotë që pastaj të tejkalohet e kaluara dhe palët të nisen nga e ardhmja.

“E nëse ndodh ajo është e natyrshme që të ndërmerren mekanizma tjerë që kanë të bëjnë me reparacione ndaj viktimave me ngritjet e memorialëve, me kërkim faljeve të palës serbe për krimet e kryera në Kosovë, dhe kjo e kish kompletu procesin nëse ndodhin krejt ata hapa të cilët i përmenda atëherë ka gjasa që të tejkalohet e kaluara në mënyrë të suksesshme në mënyrë që palët të shkojnë kah e ardhmja”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat