Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe pritet që më 1 janar 2024 vendit tonë t’i hiqet regjimi i vizave.
Pas votimit pro-liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i Ministrave të BE-së, Instituti EPIK përmes një infografike ka shpjeguar edhe shtatë hapat që mbeten deri te realizimi i liberalizimit të vizave.
Miratimi i plotësimit-ndryshimit të Rregullores 2018/106, është vetëm njëri nga shtatë hapat që duhet ndjekur deri te lëvizja e qytetarëve pa viza në BE, që pritet të ndodh më 1 janar 2024.
“Hapat e mbetur për liberalizimin e vizave me kohën tentative të çdo hapi”, ka shkruar sipër infografikës Instituti EPIK.ak