Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se opozita nuk duhet që të frikësohet nga presioni ndërkombëtar.
Gashi, ka thënë se opozita ka të drejtë në qëndrimin e saj karshi planit franko-gjerman. Por këtu ai e përjashton AAK-në.
“Opozita e ka mirë dhe nuk duhet me u zbythë tash. Qeveria ka premtuar njohje reciproke e tash po kënaqet me këtë marrëveshje. Këtu përjashtohet AAK që po e përkrah këtë marrëveshja. Cka bohet që Amerika po thotë që duhet me u bë. Këta duhet të qëndrojnë në parimet e tyre që mendojnë se janë më të mira për vendin”, tha Gashi.
Tutje Gashi tha i bindur se nuk do të ketë marrëveshje në takimin e Ohrit më 18 mars.