Çka thotë Lajçak për Kishën Ortodokse serbe?

Aktuale

Çka thotë Lajçak për Kishën Ortodokse serbe?

Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:09
Kisha Ortodokse serbe

Debate të shumta në vend ka pasur sa i përket Kishës Ortodokse serbe dhe mënyrës se si është përcaktuar çështja e saj në nenin 7 të planit franko-gjerman.

Për këtë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova është në Evropë dhe se duhet të merren modelet ekzistuese evropiane dhe se këtu nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

“Kosova është në Evropë. Kosova e sheh të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës. Kështu që mendoj se është vetëm logjike se duke adresuar çështje specifike Kosova merr inspirim nga modelet ekzistuese evropiane ose modelet që ekzistojnë në Këshillin e Evropës. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, nëse ka funksionuar në vende të tjera duhet të funksionojë edhe këtu, dhe keni partnerë të cilët janë të gatshëm t’u ndihmojnë dhe t’u udhëzojnë.

Kjo vlen në çdo aspekt, qoftë nëse flasim për asociacionin e komunave me shumicë serbe ose Kishën Ortodokse serbe apo çështje të tjera. Të merret inspirim nga modelet evropiane që kanë funksionuar. Dhe do të theksoja edhe një tjetër pikë: gjithëpërfshirjen. Kjo do të thotë, le të sigurohemi se ata që janë të ndikuar të përfshihen në hartimin e këtyre rregullave apo këtij legjislacioni”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat