Marrëveshja për zbatimin e Asociacionit në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, ka përplasur zyrtaren e LDK-së Shqipe Pantina me komentatoren politike, Fatime Hajdarin.
Hajdari teksa ka komentuar takimet e sotme mes të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajcak me kryeministrin Kurti, ka fajësuar LDK-në për nënshkrimin e siç tha ajo kësaj “marrëvshje të dëmshme” për Kosovën.
Hajdari ka këshilluar Pantinën e LDK-së, që ta mendoj sërish vendimin për t’iu bashkuar këtij subjekti politik.
“Situata dhe shqetësimi është real. Unë mendoj që është negociuar keq. Është mirë që zonja Pantina ta mendoj vendimin me ju bashkangjitë një partie politike inicialet e shefit të tyre që janë këto marrëvshje, është mirë me mendu me reflektu, sepse hala je në kohë me dalë prej atij subjekti politik. Inicialet në atë marrëvshje të dëmshme e shkatërruese, s’janë të Albin Kurtit por të Isa Mustafës. Ju ende e keni mllefin e frustrimin prej daljes nga VV-ja.”, iu drejtua Hajdari, Pantinës së LDK-së.
Ndërsa Pantina reagoi ashpër duke thënë se fajtor për zbatimin e Asociacionit do të jetë vetëm kryeministri Kurti në rast se do ta pranojë marrëvshjen me Serbinë.
“Asnjë nga këshillat e tuaja nuk do t’i marrë për bazë. Unë i falenderoj të gjithë miqtë e kolegët e mi. Bindjet e mija edhe në të kaluarën ishin të afërta me të LDK-së. Pse duhet me kërku falje? Sot krejt shoqëria, edhe kryeministri Kurti që atëherë me ngulm e ka ka kundërshtuar, e sot me këmbngulje po do me zbatu atë marrëveshje. Nëse është dikush që duhet kërkuar falje, ai është Kurti. Nëse marrëveshja ëshgtë e keqe, pse nuk e solli në Kuvendi për me deratifiku atë e për ta bërë një të re."
Ajo ka shtuar se Kurti do të duhej të kërkonte falje ndaj qytetarëve nëse do ta nënshkruaj zbatimin e Asociacionit.