Pozita që mbante në Policinë e Kosovës ish-polici i Serbisë, i arrestuar për krime lufte në Kamenicë
Zllatan Arsiq, pjesëtar i suspenduar i Policisë së Kosovës, është arrestuar të martën nën dyshimin se si pjesëtar i policisë serbe në vitin 1999 ka kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Kamenicë.
Nga Prokuroria Speciale e Kosovës Arsiq po dyshohet se së bashku me persona të tjerë ka kryer vepra penale të ndryshme, duke filluar nga rrahja, tortura në mënyrë çnjerëzore, shkaktim të lëndimeve të rënda, të traumave si dhe dyshohet se ka dëbuar me dhunë, ka kryer plaçkitje si dhe u ka vënë zjarrin shtëpive të disa shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.Zllatan Arsiq është pjesëtar i Policisë së Kosovës, aktualisht i suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Arsiq është pjesë e Departamentit Kufitar të Policisë së Kosovës.