Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar qeverinë Kurti për vështirësim të jetës së qytetarëve.
Ai ka thënë se pas shtrenjtimit të tatimit në pronë, pritet të ndodh përsëri shtrenjtimi i energjisë elektrike.
“Një herë i rriti faturat e rrymës mbi 100%, por kjo nuk i paska mjaftuar Qeverisë Kurti. Pastaj e rriti tatimin në pronë. As kjo nuk i mjaftoi. Tash paska vendosur që ta shtojë edhe më shumë presionin mbi qytetarët. Është hedhur në aksion për një shtrenjtim tjetër të rrymës edhe për 14%. Qytetarët po dorëzohen duke e lëshuar Kosovën”, ka shkruar Gjoshi.
Postimi i plotë
Një herë i rriti faturat e rrymës mbi 100%, por kjo nuk i paska mjaftuar Qeverisë Kurti.
Pastaj e rriti tatimin në pronë. As kjo nuk i mjaftoi.
Tash paska vendosur që ta shtojë edhe më shumë presionin mbi qytetarët.
Është hedhur në aksion për një shtrenjtim tjetër të rrymës edhe për 14%.
Qytetarët po dorëzohen duke e lëshuar Kosovën.