Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 400 mijë vota ndërsa, vetë Osmani e cila barte numrin 2 në listë mori mbi 300 mijë vota. Kështu, Osmani u bë personi më i votuar ndonjëherë në zgjedhje.
Kjo përkrahje ndaj Osmanit por edhe kryeministrit Kurti ka rënë bazuar në sondazhet që janë publikuar deri me tani.
Programi i UNDP-së në Kosovë ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, në të cilin është paqyruar niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve në punën e ekzekutivit, parlamentit dhe gjyqësorit.
Sipas këtij raporti, për gjashtë muaj niveli i kënaqësisë në punën e kryeministrit, Albin Kurti, ka rënë për 7.7 pikë të përqindjes.