Gjatë vizitës së tij në Kosovë, emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Lajçak përmes një cicërime në Twitter tha se ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë.
“Dhe më në fund programi im i ngarkuar më lejoi të takohem me Ministrin e Brendshëm të Kosovës @XSvecla. Puna jonë është e mbivendosur në shumë fusha.
Kjo është arsyeja pse nënvizova rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, shkroi Lajcak.