Skënder Hyseni: Plani evropian nuk ka alternativë në këtë fazë të dialogut

Aktuale

Skënder Hyseni: Plani evropian nuk ka alternativë në këtë fazë të dialogut

Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:44
Ish-kryenegociatori, Skënder Hyseni

Ish-kryenegociatori, Skënder Hyseni, ka reaguar pasi në takimin mes Von der Leyen e Joe Biden, u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Hyseni ka shkruar se asnjëherë më parë nuk ka pasur konsensus lidhur me hapin e madh të dialogut. E sipas tij, plani evropian është alternativa e vetme.

Postimi i tij:

Plani Evropian njëra nga pikat e diskutiMit në takimin e presidentit amerikan Biden dhe presidentes së komisionit evropian Von der Leyen.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe urgjenca e nënshkrimit të planit evropian nga Kosova dhe Serbia duket të ket qenë njëra nga pikat kyqe të diskutimit në takimin e nivelit të lartë. Për herë të parë që nga fillimi i dialogut të lehtësuar nga BE shohim një konsensus të plotë trans-atlantik që të hidhet një hap i madh përpara drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Është koha e fundit që pozitë e opozitë në Kosovë ta kuptojnë seriozitetin e situatës. Plani evropian, si një hap i mirë i ndërmjetëm shpie në drejtimin e duhur dhe nuk ka alternativë në këtë fazë të dialogut.

Politikat kalkulante të, qoftë pozitës qoftë opozitës dëmtojnë keq interesat e Kosovës sot!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat