Gazetari Adriatik Kelemendi është shprehur shumë kritik sa i përket mospunës në lagjen Veternik, që sipas tij është bërë thuajse qytet në vete.
Sipas Kelemndit vetëëm në 10 vjetët e fundit aty është shumëfishuar numri i banorëve dhe bizneseve. E sipas tij, tashmë është urgjencë absolute që komuna të ndërtojë fillimisht trotuare dhe pastaj mbikalime.
Sipas Kelmendit deri tash është bërë fare pak, në këtë drejtim.
Statusi i plotë i Kelmendit:
“Veterniku është bërë thuajse qytet në vete. Vetëm në 10 vjetët e fundit aty është shumëfishuar numri i banorëve, bizneseve dhe banorëve.
Është urgjencë absolute që komuna të ndërtojë fillimisht trotuare dhe mbikalime, si dhe infrastrukturë përcjellëse që plotësojnë nevojat e komunitetit.
Deri tash është bërë fare pak, për të mos thënë fare.”