Alarmon Naim Miftari, vjen me një apel për Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

Aktuale

Alarmon Naim Miftari, vjen me një apel për Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën

Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:39
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari u ka bë apel presidentes Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Kuvendit Glauk Konjufcës që të ulën së bashku me pakicat tjera në Kosovë dhe të anulojnë marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se kjo marrëveshje për Asociacionin nuk është votuar në Kuvendin e Serbisë, prandaj kërkon të anulohet edhe në Kosovë.

Postimi i plotë:

APEL!

Anuloni tradhtitë e bëra ndaj interesit të Kosovës përmes shantazhit, budallakisë dhe korrupcsionit!

Serbia nuk e ka aprovuar në parlamentin e saj marrëveshjen tradhtinë e Hashim Thaçit e Isa Mustafës ndaj Kosovës të viti 2013 dhe 2015 të formimit  të bashkësisë së Komunave serbe (Republikë Serbska) siç e patëm aprovuar deputetët e shantazhuar e trullana të Kosovës, prandaj apel Krytarit të Kuvendit të Kosoves z. Glauk Konjufcës, kryetarës të Kosovës zonjës Vjosa Osmanit, kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurtit, por edhe opozitës e pakicave jo serbe në Kosovë, uluni e anuloni në parlament të Kosoves marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Isa  Mustafës.

Dhe sidomos anulone marrëveshjen e viti 2008 të PDK - LDK marrëveshjen me numer 03/ L 039 që ju jep Kishave dhe manastireve Serbe në 43 zona ekstra teritoriale mbi 2256 hektar tokë, pos Zajednicës do të jenë pra edhe 43 minirepublika tjera serbe në Kosovë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat