Ish-kryetari i parë i Lidhjes Demokratike në Zvicër dhe xehetari i njohur, Shaip Latifi përveç xehetarisë ka folur edhe për politikën në Kosovë.
I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ai u pyet se ku qëndron LDK-ja sot si vlerë. Ai tha se LDK-ja e ditëve të sotme vetëm emrin e mban, “e cila shumë pak ka të bëjë me LDK-në”.
Po ashtu, Latifi tha se sipas mendimit të tij, Fatmir Sejdiu për pozitën e presidentit do të ishte dashur që t’ia lëshonte vendin dikujt më të mirë se vetja, nëse më të vërtet e donte Kosovën.
“Fatmir Sejdiu kurdo me u zgjedh kryetar, nëse e don këtë vend kishte me thënë ‘e kam një njëri më të mirë se unë’. Kë? Joe Dioguardin. Po të kishte me qenë Dioguardi kryetar i Kosovës, ku ishim ne sot? Atë s’mund ta blesh”, tha mes tjerash ai