Përmes një videomesazhi në gjuhën angleze (të papërkthyer në gjuhën shqipe) adresuar studentëve të Manheim-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, ku atyre u tha se ishte në gjendje ta nënshkruante Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian pë normalizim të marrëdhënieve qysh më 27 shkurt në Bruksel.
Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se përbën një avancim drejt njohje së ndërsjellë, njohje kjo e cila sjell normalizimin e plotë të marrëdhënieve, beson ai.
“Qeveria ime është e zotuar të jetë partner konstruktiv në dialogun e vazhdueshëm me Serbinë. Në takimin trepalësh në Bruksel më 27 shtator, unë ofrova nënshkrimin tim për marrëveshjen në emër të Kosovës. Fatkeqësisht Presidenti i Serbisë refuzoi. Këtë refuzim ai e bëri publik pas daljes nga takimi. Javën tjetër në sërish do të takohemi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe unë shpresoj që refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar propozimin në Bruksel nuk nënkupton edhe atë që Serbia nuk pajtohet edhe me përmbajtjen [e propozimit]”.
“Çdo ditë ne e dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë se marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.
Ne besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve e kërkon një njohje të tillë si pika qendrore e marrëveshjes, si dhe respektimi i të drejtave të pakicave në të dy vendet. Siguria dhe paqja në rajon dhe në tërë Evropën është më se e nevojshme. Ne jemi të aftë të bëjmë përparim dhe pavarësisht sfidave dhe pengesave, përkushtimi ynë mbetet i njëjti”, ka thënë ai në video mesazh.