Viktima i pagoi 40 mijë euro vetëm për fajde, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

Aktuale

Viktima i pagoi 40 mijë euro vetëm për fajde, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.G., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “fajdeja”.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga data 1 shkurt 2022, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari E.A., për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkoj para fajde nga i pandehuri, në atë mënyrë që fillimisht ka marrë katërmijë euro me fajde 20% në muaj, mirëpo me pamundësi për ti paguar shumat e fajdeve është detyruar të merr edhe 3 herë nga dymijë euro dhe një herë gjashtëmijë euro, pra gjithsej gjashtëmbëdhjetë mijë euro, për të cilat ka paguar në emër të fajdeve nga tremijë e dyqind euro në muaj, kështu që brenda një viti ka paguar shumën prej katër dhjetë mijë euro vetëm për fajde, kurse borxhin prej gjashtëmbëdhjetë mijë euro ka mbetur pa e paguar.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat