Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ”nuk ia dinë vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë sepse nuk ka ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës“.
Sipas saj, vlerën e marrëveshjes reciproke me Serbinë ia dijnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
”PDK dhe LDK ia dijnë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke, sepse janë trashëgimtare të UÇK dhe LDK, që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dijnë vlerën, sepse nuk kanë ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës“, ka shkruar Tahiri në Facebook, të dielën.
E ndaj kësaj deklarate të Tahirit ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.
Ai ironizoi shkurt me ish-kryenegociatoren, duke e quajtur “Zonja fusnotë”.
“Zonja Fusnotë na paska majtë nji ligjëratë”, shkroi Mushkolaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.