Raportuesja për Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se shpreson që në takimin e 18 marsit në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje.
Cramon ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër.
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian ka theksuar se nëse Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen në Ohër, atëherë ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.
Can’t agree more.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 12, 2023
Hope so much that we will see both signatures 🇽🇰 and 🇷🇸 under the agreement at the end of next week in #Ohrid
This will be a major step towards 🇪🇺 integration for both countries. https://t.co/X7M792FaKJ
“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet.”- ka shkruar Cramon.