Njësitet e KFOR-it në Kosovë kanë patrulluar në vijën kufitare administrative me Serbinë afër komunës së Istogut.
Kështu ka njoftuar vetë KFOR-i në rrjetet sociale.
Në të cilat tha se ky aktivitet është zhvilluar nga KFOR-i italian, gjegjësisht trupat malore të tyre.
“Aktiviteti u zhvillua nga trupa malore nga Ushtria Italiane 🇮🇹 për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.