Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e Presidencës, thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.
Tutje thuhet se gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes Kosovës dhe ShBA-së.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.