Kurti vizitë në Kapi, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës, arritur Bruksel

Aktuale

Kurti vizitë në Kapi, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës, arritur Bruksel

Më: 13 mars 2023 Në ora: 18:28
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot për vizitë edhe në vendkalimin kufitar që e lidh komunën e Kamenicës me Medvegjën.

Siç shkruan Kurti porta në Kapi, do zbatim, teksa thekson se Serbia është ajo, e cila nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2011 në Bruksel.

”Kapia do zbatim

Më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.

Në vendkalimin kufitar, Kapia (Porta) ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës isha sot bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj. Aty na pritën oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri. Këta evokuan kujtimet kur u vendosën për herë të parë këtu te kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016. Në anën tjetër të kufirit, Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve. Në mes të rrugës ata kanë vendosur barrikadë me cunga. E, në të dy anët e kufirit është fshati i njëjtë Svircë. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje që detyrohen të udhëtojnë mbi 15 km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër.

Kapia do zbatim, porta duhet të hapet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat