Krasniqi i emëron si “Grupi i Kiametit” disa deputetë të Vetëvendosjes

Aktuale

Krasniqi i emëron si “Grupi i Kiametit” disa deputetë të Vetëvendosjes

Më: 13 mars 2023 Në ora: 22:01
Vullnet Krasniqi

Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se deklaratat e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, për mundësinë që të krijohet fëmija nga një nënë pa pasur partner nuk kanë qenë aq problematike fillimisht.

Ai tha se debati u ngrit pasi që reaguan disa deputetë të VV-së, që ai ka dëshirë t’i emërtoj si “grupi i Kiametit”

“Janë këta grupi i VV-së që vijnë në shprehje vetëm në këso raste kur përmenden këso tema. Ata njihen që vetëm kundërshtojnë dhe votojnë kundër. Unë kam dëshirë t’i quaj “grupi i Kiametit”. Kështu pasi sipas tyre gjithçka është fundi”, tha ai në emisionin Pressing.

“Ajo deklaratë nuk ishte problem fillimisht. Por këta me reagime e bënë të madhe dhe filluan komentet në rrjete sociale”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat