Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar VV-në për ndikime politike në RTK.
Duke i komentuar emërimet në pozita të larta në RTK-ja, ajo ka bërë me dije se televizioni Publik sërish ka dëshmua se nuk mund t`i rezistoi politikës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka kritikuar Bordin e RTK-së, duke thënë se nuk po vepron në mënyrë të pavarur.
“PAVARËSISHT që i gjithë qëllimi i buxhetit të RTK është depolitizimi, që s’ka si bëhet përveç pavarësisë financiare. Pra, RTK, dëshmoi SËRISH që ka zero rezistencë politike. Asgjë e re. Por, pse është kaq zhgënjyese, nëse nuk është e re? Sepse ASNJË bord nuk e kishte legjitmitetin politik të të gjitha partive politike në Kuvend, sikurse ky. Sot, secili anëtar i atij bordi që qëndron pasiv, i heshtur e aprovues karshi këtyre fenomeneve, dëshmon që nuk është as afërsisht rezistent sikurse ishim ne në kohën kur i zgjodhëm – kur përkundër tendencave për presione, vendosëm kauzën e meritokracisë, pavarësisë dhe barazisë gjinore para së gjithash. I bartëm sharjet. I bartëm hidhërimet e linçimet e përkrahësve tonë në emër të kësaj. Lehtë nuk ishte kurrë, por ishte e domosdoshme”, ka shkruar ajo.