Driton Tali përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.
Tali u fokusua më së shumti tek kërkesa e Asociacionit, duke rikujtuar edhe “Planin e Ahtisarit”, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, edhe Lutfi Haziri në një emision pati deklakuar se “ne kemi qenë të bindur që Serbia pas atyre kompromiseve do ta pranojë 'Planin e Ahtisarit’”.
Andaj Tali këtë paralajmërim e jep për situatën e tashme, që Serbia fillimisht po kërkon Asociacionin pastaj bisedimet, e që e njejta mund të kthehet në dëm të vendit otnë përsëri.
Postimi i plotë
Kujdes mos të na përsëritet 2007'ta!
Me ja u rikujtuar atyre që kanë harruar: atëhere Grupi Negociues i Serbisë, i udhëhequr nga z. Leon Kojen, si parakushte të procedimit të "Planit të Ahtisarit" kërkonte që fshatrat me shumicë serbe të shndrroheshin në komuna, decentralizimin (e propozuar nga z Lutfi Haziri) dhe "diskriminimin pozitiv" si garanca për komunitetin serb. Dhe here pas here jepnin deklarata të cilat "në mes rreshteve" pala e Kosovës i interpretonte si "kushte për njohje" - të cilat pastaj i emërtuan me idiomën "kompromise të dhimbshme".
Dhe siç e dijmë ato "kompromise të dhimbshme" u miratuan (e shpejt u harruan) kurse Serbia megjithate nuk e pranoi "Planin e Ahtisarit".
Biles z Lutfi Haziri në një emision pati deklakuar se "ne kemi qenë të bindur që Serbia pas atyre kompromiseve do ta pranojë 'Planin e Ahtisarit'".
Edhe atëhere Serbia ishte nën trysni, bile atëhere ishte më e dobët edhe ekonomikisht e edhe politikisht.
Prandaj kujdes me këtë kërkesën e Serbisē që "së pari të miratohet - jetësohet Asociacioni e pastaj të vazhdohet me bisedime".
Sepse do ja bëjë njejtë si me "Planin e Ahtisarit": do ta marrin Zajednicën dhe do ta gjejnë sebepin mos me vazhdu me këtë "Planin e UE'së", duke vazhduar me të vjetrën, pra me rritjen e kërkesave.