Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për media, ku numëroi dështimet sipas tij, të qeverisë Kurti në sistemin e shëndetësisë.
Dreshaj e ka quajtur Ministrinë e Shëndetësisë, ministri të eksperimenteve, ku si pasojë e kësaj gjendje kemi largim të profesionistëve dhe shumë dështime të tjera.
“Sot, shteti jonë po përballet me Qeverisje ad-hoc me veprime post-festum, pa strategji, pa prioritete dhe pa ofrim të perspektivës për vendin. Asnjë dikaster qeverisës për dy vite të Qeverisjes Kurti nuk mund të merret si mostër e suksesit. Ne sot, e kemi analizën dhe fokusin në sektorin vital të Shëndetësisë”, ka thënë ai.
Tutje Dreshaj propozoi se si të dilet nga kjo situatë.
“Ne rekomandojmë që nga kjo situatë, dilet:
1. Duke pas shëndetësinë prioritet qeverisës,
2. Me paga dinjitoze
3. Me respektim të performancës në punë
4. Me reformim të sistemit shëndetësor
5. Me kthimin e përgjegjësisë te stafi menaxherial
6. Jo me mashtrime, por me veprime të drejtpërdrejta.
Jo si dje Heronjë në letër dhe me rënien e rasteve të Pandemisë Heronjë të harruar, madje as me mbështetje morale”, tha ai.