Ish-ministri i Britanisë së Madhe i Shtetit për Evropën, Denis MacShane, i cili shërbente nën Qeverinë e Tony Blair, përkujtoi raportimin e Radio Televizionit të Zvicrës, për tentim-vrasjen e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, nga inteligjenca serbe.
MacShane një gjë të tillë e përkujtoi me anë të një postimi të tij në ‘Twitter’, duke bërë “quote” postimin e ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimit. Ky i fundit shpërndau raportimin e mediumit malazez ‘M Portal’ për vrasjen e fëmijëve serbë në Pejë nga forcat serbe, për t’ua lënë fajin shqiptarëve të Kosovës.
“RTS (BBC zviceran) raportoi për komplotin serb për të vrarë Dick Marty, politikan avokat zviceran, i cili në mes të luftës çlirimtare të Kosovës 1998-99, akuzoi liderët politikë të Kosovës kinse rrëmbyen serbët për trafikim organesh. Ideja e Beogradit ishte që të fajësonte Kosovarët për vrasjen e Martit”, deklaroi ish-kryediplomati britanik.
Në anën tjetër, ish-kryediplomati kosovar Selimi deklaroi në ‘Twitter’ teksa shkroi për rastin ‘Panda’ se Dhomat e Specializuara në Hagë janë të bazuara në ngjarje të këtilla të njollosura.
“Hulumtim SHUMË I RËNDËSISHËM nga mediat në Mal të Zi se si qeveria serbe vrau fëmijët serbë në luftën e Kosovës për t’i fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe presidenti i Serbisë tha se kjo është e vërtetë. Shumë nga çfarë Specialja është bazuar në raste të tilla të përlyera”, deklaroi Selimi.