Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka publikuar fotografitë e rust Aleksey Kondratiev, i cili qenka pjesë e një brigade paramilitare ruse në Ukrainë.
Musliu thotë se Kondratiev ishte edhe në Kosovë ën vitin 2001, si pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, ku ka marrë pjesë në kuadër të KFOR-it dhe NATO-s.
Musliu tregon se, në atë kohë ai në një lokal nate në Kodrën e Trimeve në Prishtinë, kishte provuar që ta rrëmbente dhunshëm një punonjëse, me ç'rast ishte plagosur.
Sipas tij, KFOR-i i kishte dhënë një medale dhe ai u kthye në Rusi, duke thënë se plagën e mori në luftim me "Terroristët shqiptarë.
Postimi i plotë:
Aleksey #Kondratiev, tashmë qenka pjesë e një brigade paramilitare ruse në Ukrainë.
Ky njeri, si pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, ka marrë pjesë në kuadër të #KFOR #NATO edhe në Kosovë në vitin 2001. Gjatë kësaj kohe, ai në një lokal nate në Kodrën e Trimeve në Prishtinë, më 3 shtator, kishte provuar që ta rrëmbente dhunshëm një punonjëse, me ç'rast ishte plagosur. Për fat të keq, KFOR ia dha një medale dhe ai u kthye në Rusi, duke thënë se plagën e mori në luftim me "Terroristët shqiptarë.
Gjatë luftës së Sirisë, Kondratiev e kishte vizituar edhe marionetën ruse, diktatorin sirian Bashar Al Assad.
Disa vite ka qenë edhe pjesë e Dumës Ruse, i përfaqësuar në Këshillin e Evropës. Madje, në vitin 2019, me propozimin e Serbisë, ai ishte nominuar për t'u zgjedhur raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën. Pas reagimit të inteligjencës, diplomacisë dhe shoqërisë civile kosovare, e më pas edhe të miqve tanë perëndimorë, zgjedhja e tij u pengua.
Lidhjet e tij me Serbinë në vazhdimësi kanë qenë të forta. Ai ka takuar zyrtarisht dhe privatisht shpeshherë edhe liderë serbë, duke u nisur nga Aleksandar Vuçiqi e poshtë!