Meliza Krasniqi, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot u shpërblye me Çmimin Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022, për veprën “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge.
Kryetari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, tha se ndihet krenar për bashkëshorten e vet.
“Profesioniste e përkushtuar, nënë shembullore dhe bashkëshorte përkrahëse – kjo është Meliza.
Krenohem me ty!”, shkroi Krasniqi në Facebook, krahas fotografisë së bashkëshortes.