Ahmeti me pretendim të frikshëm për liberalizimin e vizave: Marrëveshjes nuk po i dihet

Aktuale

Ahmeti me pretendim të frikshëm për liberalizimin e vizave: Marrëveshjes nuk po i dihet

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:50
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një pretendim të frikshëm për qytetarët e Kosovës.

Ai ka lënë të kuptohet se marrëveshjes me Serbinë “nuk po i dihet” dhe se si pasojë e kësaj mund të mos ketë as liberalizim të vizave.

“Mos i paguani biletat per Evropë per 1 janar 2024! Not yet, vec rezervoni. Marrëveshjes nuk po i dihet e faji është jetim!” – ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkohë, liberalizimi i vizave prite të ndodhë në muajin janar të vitin 2024 teksa të shtunën më 18 mars pritet të ketë takim të radhës mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër.

Takimi mes tyre mund të sjellë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënive mes dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat