Abdixhiku në takim me ambasadorin amerikan: Nuk ka normalizim të raporteve Kosovë-Serbi pa njohje reciproke

Aktuale

Abdixhiku në takim me ambasadorin amerikan: Nuk ka normalizim të raporteve Kosovë-Serbi pa njohje reciproke

Nga: A.SH Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:51
Foto nga takimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Ata biseduan për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut.

“LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë - Serbi”, shkruan ndër tjera Abdixhiku.

Postimi në Facebook:

Kënaqësi e veçantë që me bashkëpunëtorët e mi, të pres në zyrat e LDK-së ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Themelet e bashkëpunimit tonë janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.

Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Ambasadorin e njoftova mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë - Serbi. Në takim po ashtu elaboruam edhe pikëpamjet tona mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat