Ramabaja e quan Lajçakun “zëdhënës të Vuçiqit dhe Putinit”: Paralajmëron luftë të re shqiptaro-serbe

Aktuale

Ramabaja e quan Lajçakun “zëdhënës të Vuçiqit dhe Putinit”: Paralajmëron luftë të re shqiptaro-serbe

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:56
Sadri Ramabaja

Analisti dhe përkrahësi i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka bërë komentin e tij lidhur me deklarimin e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi që tha se nëse nuk zbatohet Asociacioni, nuk ka marrëveshje.

Ramabaja e ka quajtur Lajçakun zëdhënës të presidentit serb Vuçiq dhe të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Dështimi i kësaj marrëveshjeje d.t.th edhe dështim i BE-së dhe me gjasa të mëdha, ecje drejt luftës së re shqiptaro-serbe.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Miroslav Lajčák-u: "Nëse nuk ka asociacion, nuk do të ketë as marrëveshje në Ohër".

Para katër ditësh e tha krejt të kundërtën.

Koment

Ky është qëndrim i Vuçiqit dhe këtë Kosovës ia kumton nga Beogradi "zëdhënësi" i tij dhe i Putinit, në emrë të BE-së - Miroslav Lajčák!

Çfarë do të duhej të thoshte me këtë rast përfaqësuesi i kancelarit gjerman Olaf Scholz?

Dështimi i kësaj marrëveshjeje d.t.th edhe dështim i BE-së dhe me gjasa të mëdha, ecje drejt luftës së re shqiptaro-serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat